Kryeministri i Zelandës së Re Chris Hipkins tha se do të vizitojë Kinën nga 25 deri më 30 qershor, duke udhëhequr një delegacion tregtar që përfshin disa nga kompanitë më të mëdha të vendit.

Hipkins do të takohet me Presidentin Xi Jinping , Kryeministrin Li Qiang dhe kryetarin e komitetit të përhershëm të Kongresit Kombëtar Popullor Zhao Leji gjatë vizitës së tij.

“Mezi pres të takohem me udhëheqjen e Kinës përmes takimeve të ndryshme dypalëshe ballë për ballë, ku do të diskutohen tema të tilla si ndryshimi i klimës, stabiliteti ekonomik, siguria rajonale dhe globale, të drejtat e njeriut dhe lufta në Ukrainë,” tha Hipkins në nje deklaratë.

Një zëdhënëse e ministrit të jashtëm të Kinës nuk pranoi të ofrojë detaje mbi vizitën e ardhshme, kur u pyet në një konferencë të rregullt.

“Ajo që mund t’ju them është se Kina vlerëson marrëdhëniet e saj me Zelandën e Re dhe pret të forcojë bashkëpunimin me Zelandën e Re në fusha të ndryshme, duke përfshirë ekonominë dhe tregtinë,” u tha gazetarëve zëdhënësja Mao Ning .

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb