TIRANE

Kreu i Kuvendit, Gramoz Ruci ka zhvilluar një takim me delegacionin e PE në Kryesinë e Kuvendit. Ruçi tha se objektivat për integrimin janë drejt përmbushjes dhe reforma në drejtësi po ecën me shumë sukses.

“Objektivat për integrimin drejt përmbushjes dhe reforma në drejtësi po ecën me shumë sukses. Vettingu, jetik për drejtësinë dhe Shqipërinë dhe në qershor organet e reja të sistemit do jenë në funksion të plotë. Reforma në drejtësi ka mbështetjen e 99% të shqiptarëve. Reforma elektorale, paketa e depozituar në Kuvend”- tha Ruci.

Sa i përket djegies së mandateve nga opozita, Ruçi është shprehur se parlamenti është legjitim pasi “vjen nga zgjedhje të ndershme”.

“Zgjedhjet e 2017 janë të certifikuara nga 100% e numëruesve  të opozitës, Zgjedhjet kanë probleme, por ato zgjidhen në Kuvend. Opozita gëzon të drejta që unë si opozitar nuk i ëndërroja. Basha ka fol dy orë më shumë se Kryeministri. Opozita ka folur tre orë më shumë se maxhoranca, por ka refuzuar të përdorë kontrollin parlamentar”, tha kryeparlamentari.

Kryesuesi i delegacionit të PE-së, Tunne Kelam, e quajti situatën aktuale politike në Shqipëri, si një përpjekje për të vonuar çeljen e negociatave për integrimin në BE.

“PE mbetet mbështetës i madh i anëtarësimit të Shqipërisë. Përpjekjet për të vonuar çeljen e negociatave nuk kanë mbështetjen tonë. Reforma në drejtësi, thelbësore për qeverisjen dhe besimin e qytetarëve”- është shprehur Kelam.

Raportuesi për Shqipërinë Knut Fleckenstein tha se po humb durimin me opozitën dhe protestat duhet të ruajnë qetësinë.

“Po humbas durimin nga qëndrimi i deputetëve të opozitës. Protestat të ruajnë qetësinë, pasi pamjet e protestave vonojnë integrimin. I kam bërë thirrje Këshillit Europian të vlerësojë arritjet e Shqipërisë. Zonja e parë e vendit nuk duhet të pengojë negociatat”- ka thënë Knut Fleckenstein.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb