Kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi, ka uruar sonte besimtarët myslimanë për Natën e Kadrit.

Ruçi e cilëson Natën e Kadrit, natë të madhe të muajit të bekuar të Ramazanit, ndërsa uron që të falë bekim, mirësi, adhurim e dashuri për të gjithë.

“Uroj të gjithë besimtarët myslimanë në Natën e Kadrit, këtë natë të madhe të muajit të bekuar të Ramazanit, në prag të Fiter Bajramit, këtij festivali të shenjtë të besimit, gëzimit, faljes dhe shpresës. Bekim, mirësi, adhurim dhe dashuri për të gjithë.”, shkruan në mesazhin e urimit Kryetari i Kuvendit,z.Gramoz Ruçi.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb