TIRANË

Deputetja Rudina Hajdari ka bërë një deklaratë të fortë, teksa ka qenë e pranishme në nisjen e punës së Komisionit Parlamentar të Reformës Zgjedhore. Ajo ka deklaruar gjatë fjalës së saj se sot mandati i deputetit blihet me 1 milion euro.

“Kemi arritur në një pikë ku një mandat kushton gati te 1 milion euro. Sot nuk mund të futesh në Kuvend pa pasur fond të caktuar. Tregu i zgjedhjeve është kthyer në treg të zi të shit-blerjes së votës”, ka thënë Hajdari.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb