Gazetarja Rudina Xhunga e ftuar në rubrikën ”Opinion” në News24 ka analizuar situatën me COVID-19 duke dhënë dhe një mesazh sensibilizues për qytetarët.

Për Xhungën, lufta ndaj COVID-19 fitohet vetëm duke mbrojtur njëri-tjetrin, edhe pse thekson se shumë qytetarë po tregohen të papërgjegjshëm dhe po bëhet e pamundur për të tjerë që të mbrohen.

Madje ajo tregon edhe një rast kur po xhironte një emision dhe njerëzit bënin festë, teksa të nesërmen dolën me COVID-19.
Ajo thekson se qytetarët duhet të përgatiten dhe të bëhen bashkë për të luftuar COVID-19 pasi faza e dytë e pandemisë edhe në Shqipëri do të jetë shumë e vështirë.

”Tronditja është pasi ndërkohë që jam këtu tentoj të marr informacion. është informacion që që të mbush me ankth për një periudhë sfiduese që e quan ministrja, vjeshtë-dimër. Do na vendosë në provë. Jo të gjithë ne do të jemi me shëndet në jetë. E nevojshme t’ia themi njëri-tjetrit, mjaft bëmë sikur është një grip. Duket parë pandemitë, duke u kthyer tek gripi spanjoll ishte faza që mblodhi më shumë jetë.
Është shumë herë më e vështirë sepse vijmë nga një fazë e menaxhuar mirë. Do të jetë më e vështirë të mbrojmë njerëzit, do të jetë fazë shumë e vështirë.
është një moment që dueht t’u themi faleminderit të gjithëve atyre që nuk po dorëzohen. Askush deri tani nuk ka thënë se s’mund të kalohet për herë të dytë COVID-19. Ka raste në Shqipëri, dhe janë shumë rëndë.

Mjaft me, s’dua të flas me atë që do të jetosh apo s’do të jetosh. Do të jetosh? Zgjidh karantinën tënde. Mos prit më nga Rama, Basha apo Manastirliu. Mos gënje po ke pasur COVID-19, po të ka vdekur njeri. Kujdes nëse je njeri i medias dhe aty ka vdekur dikush, kujdes si e raporton. Kjo është një hata e madhe që na ka rënë të gjithëve, mund ta zgjidhim vetëm bashkë. Mjerë ata njerëz që duan të ngrohin duart në zjarr, dhe po na tregojnë detaje si kanë vdekur të tjerët. Të vrasësh veten nuk është shpëtim, ai që u hodh ishte fatkeq, ka dhe fatkeqë të tjerët.
Po marrin në qafë njerëz, po sikur të shkosh në spital edh ta shohësh vetë aty? Nuk ka vend në spital po shkojnë të gjithë aty. Edhe pastaj thuaj ambulancë, ambulancë, do marrin edhe lulishten.

Po shkojmë drejt kolapsit me duart tona. E vetmja gjë që na lehtëson është që e themi, mund t’ia dalim nëse ja themi vetes. është shumë e vështirë. Nuk do ia dalim të gjithë, edhe nëse del vaksina. Ai thotë do mbyllet pas 22-ish, këta tallen. S’po marrin përgjegjësi për vete.
Po xhiroja një emision dhe po shihja njerëz që bënin festë, nesër ishin me COVID-19. Po qe se nuk keni lekë për t’i harxhuar në çharterat e Turqisë, apo e keni mbyllur me veten se doni të ikni nga kjo jetë. Vaksina edhe kur të dali, s’do dali tani, s’do vijë këtu në fillim.
E vetmja mundësi është të mbrohemi, edhe pse po bëhet e pamundur se duket si transmetim ndërkomunitar.”- tha Xhunga.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb