RUMANI-Mircea Basescu, vëllai i presidentit rumun në ikje, Traian Basescu, do të vendoset në arrest shtëpie në kuadër të një çështjeje të dyshuar për trafik influence, njoftoi sot Gjykata e Apelit e Konstancas (juglindje).

Mircea Basescu, 60 vjeç, ndodhej në paraburgim që prej muajit qershor.

Ai ishte i dyshuar për marrjen e 250 000 eurove për të ndërhyrë tek gjykatësit në mbështetje të një figure të krimit të organizuar, Sandu Angheldit “Bercea Mondial”, akuzuar për tentativë vrasjeje.

Ky i fundit është dënuar me tetë vite dhe nëntë muaj burg.

Rreth 250 000 euro iu dorëzuan atij në vitin 2011 nëpërmjet një ndërmjetësuesi, Marian Capatina.

Ky i fundit është dërguar para drejtësisë për përvetësimin e 350 000 eurove që familja e Anghel dëshironte t’i jepte për Mircea Basescun.

 

(a.n/ata/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: