RUMANI

Rumania ka miratuar rregulla të reja për qytetarët që lëvizin me linjat urbane. Mediat vendase raportojnë se të gjithë ata që udhëtojnë me autobusë dhe që mbajnë erë për shkak të rrobave të vjetra, do të gjobiten me një vlerë monetare.

Kjo masë vjen pas ankesave të shumë qytetarëve në qytetin Kluz, të cilët janë shprehur se në autobusë ka shumë njerëz që udhëtojnë me rroba të vjetra dhe kjo shoqërohet me kundërmim të erës së keqe brenda autobusit. Ligji i ri parashikon një gjobë nga 21-42 euro për ata që shkelin kodin e pastërtisë gjatë udhëtimeve në linjat urbane.

Kryebashkiaku i qytetit ka deklaruar se kjo është një masë për të frenuar të alkoolizuarit dhe njerëzit që hipin në autobusë me rroba të palara dhe që mbajnë erë të keqe.

(n.m/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: