Qeveria e Rumanisë ka miratuar vendimin për t’i dhuruar Shqipërisë 150 mijë doza vaksinash anti-COVID.

Lajmi është konfirmuar nga Sekretari i Përgjithshëm i PS, Taulant Balla, i cili nëpërmjet një statusi në rrjete sociale, i shpreh mirënjohjen Presidentit Klaus Iohannis dhe kryeministrit Florin Citu, për këtë ndihmë.

“Qeveria e Rumanisë sapo ka miratuar në mbledhjen e sotme të Qeverisë vendimin për t’i dhuruar Shqipërisë 150.000 doza vaksinë anti-Covid19. Dëshiroj t’i shpreh mirënjohjen Presidentit Klaus Iohannis dhe Kryeministrit Florin Cîțu për këtë ndihmë të mirëpritur në luftën me pandeminë.

Gjithashtu falenderoj edhe Ambasadorin e Rumanisë në Tiranë Octavian Șerban me të cilin kemi një bashkëpunim të përditshëm në dobi të marrëdhënieve të shkëlqyera mes dy popujve dhe vendeve tona”, shkruan Balla.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb