Teksa lufta në Ukrainë ka hyrë në ditën e 270-të, ushtria ruse ka bombarduar Khersonin, nga i cili u tërhoq tetë ditë më parë, ndërsa në qytet kanë shpërthyer zjarre.

Mbi 700 trupa janë gjetur në territoret e çliruara të rajoneve Kharkiv, Donetsk dhe Kherson në dy muajt e fundit, ndërkohë që 90% e trupave të gjetur u përkasin civilëve.

SHBA theksoi se “nuk do të hyjë në bisedime me Rusinë për paqen pa qenë pjesë e tyre Kiev”. Ndërkohë, kompania elektrike e Kievit ka nisur një apel për ukrainasit: “Kush mund të largohet nga vendi, spitalet kanë nevojë për dritë”.

Moska dyshohet se ka arritur një marrëveshje me Teheranin për të filluar prodhimin e dronëve pa pilot në territorin rus, për të shmangur sanksionet.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: