RUSI

Të paktën 3 persona kanë vdekur dhe 79 të tjerë konsiderohen të humbur pas një shpërthimi të shkaktuar nga një rrjedhje gazi në një lagje në qytetin rus të Magnitogorsk.

  • foto galeri

‘Tre persona kanë arritur të shpëtohen nga gërmadhat dhe tre të tjerë kanë vdekur’, ka thënë Oleg Klimov, zëvendësguvernator i rajonit të Chelyabinsk.
‘Fati i 79 personave nuk është akoma i qartë’, ka shtuar Klimov, duke sqaruar që policia po punon për t’i lokalizuar. Për rastin është hapur edhe në hetim.

(da.xha/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb