Rusia do të mbështesë Bjellorusinë me 500 milionë dollarë kredi gjatë javëve të ardhshme, ranë dakord udhëheqësit e të dy vendeve.

”Gjatë një takimi, presidenti rus Vladimir Putin dhe ai bjellorus Aleksandër Lukashenko ranë dakord që shuma do të paguhet deri në fund të qershorit”, tha zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov.

Ky është kësti i dytë i një pakete kredie që u ra dakord përpara uljes së diskutueshme të detyruar të një aeroplani pasagjerësh në Minsk të dielën e kaluar për të arrestuar një bloger disident, Roman Protasevich dhe të dashurën e tij Sofia Sapega.

”Gjatë takimit të tyre në qytetin turistik të Detit të Zi, Soçi, Putini dhe Lukashenko diskutuan për bashkëpunimin tregtar dhe ekonomik”, tha Peskov.

Ekonomia e Bjellorusisë është e dobët dhe ajo tashmë ka marrë hua miliarda dollarë nga Moska.

Peskov theksoi se fati i Sapega, e cila është shtetase ruse, kishte rëndësi për autoritetet ruse, por shtoi se 23-vjeçarja kishte leje qëndrimi në Bjellorusi/ATSH

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb