Presidenti rus Vladimir Putin ka nënshkruar një numër ndryshimesh kushtetuese duke përfshirë një klauzolë për të lejuar liderin rus të kërkojë rizgjedhje.

”Ndryshimet duhet të miratohen nga Gjykata Kushtetuese brenda shtatë ditëve të ardhshme para se t’i paraqiten popullit rus në një referendum në 22 prill”, sipas një dokumenti qeveritar.

Në fillim të kësaj jave, projektligji që detajon rreth 400 ndryshime në kushtetutë u përshpejtuan nga dy dhomat e parlamentit rus.

Në parlamentin rus mbizotëron partia ”Rusia e bashkuar”, partia politike e lidhur më ngushtë me presidentin Putinin.

Në formën e saj aktuale, kushtetuta lejon që një president mund të shërbejë vetëm për dy mandate radhazi, duke detyruar Putinin të largohet nga detyra në 2024.//ATSH

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb