Forcat e mbrojtjes ajrore interceptuan dhe shkatërruan 98 dronë ukrainas mbi rajonet ruse gjatë natës.

Lajmi u raportua nga Ministria e Mbrojtjes e Moskës.

Departamenti ushtarak raportoi se goditi 45 dronë mbi rajonin e Belgorod, 12 mbi rajonin e Samarës, 11 mbi rajonin e Moskës, përfshirë gjashtë në fluturim drejt Moskës, 10 mbi rajonet Voronezh dhe Rostov, katër mbi rajonin Tula, dy mbi rajonet Lipetsk dhe Ryazan, dhe një mbi rajonet Kursk dhe Kaluga.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb