Rusia dërgon 250 ushtarë, ndërsa Hezbollahu 150 militantë në qytetin Al-Qamishli ku regjimi i Bashar Al-Asadit konfliktohet me organizatën terroriste YPG/PKK.

Sipas informacioneve që gazetari i AA-së ka marrë, mësohet se Rusia në 10 ditët e fundit ka dërguar përforcime të përbërë nga 250 ushtarë në qytetin Al-Qamishli në të cilin ajo ka aeroport ushtarak. Gjithashtu në rajon kanë mbërritur dhe janë vendosur në bazat e forcave të regjimit edhe 150 militantë të Hezbollahut.

Në anën tjetër mësohet se edhe ushtria e regjimit të Asadit ka filluar trajnimet e armëve të rënda për milicët “Shabiha” të lidhur me forcat e regjimit të Bashar Al-Asadit.

Organizata terroriste YPG/PKK, mban nën rrethim pikat ushtarake të sigurisë që i përkasin regjimit në qytetet AL-Hasakah dhe Al-Qamishli.

Në konfliktet e shënuara dje mes regjimit të Asadit dhe organizatës terroriste YPG/PKK në Al-Hasakah në veri të Sirisë, humbi jetën 1 ushtar i regjimit.//AA

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb