Google është gjobitur me 6,8 milion dollar nga autoritetet ruse me arsyetimin se gjigandi i motorit të kërkimit ka thyer rregullat e konkurencës me sistemin operativ Android.

Autoriteti Federal Anti-Monopol tha se Google kishte detyruar prodhuesit e telefonëve që të përfshijnë aplikacionin Google Search në ekranin parësor të telefonëve të tyre nëse donin qasje në dyqanin e aplikacioneve Play Store.

Kjo çështje e hapur që në Shkurt të 2014-tës filloi me padinë e konkurrentit të drejtpërdrejtë në Rusi, Yandex, ndaj Google. Vitin e kaluar autoritetet dolën me qëndrimin e Google kishte thyer rregullat e konkurrencës dhe duhej të pritej muaj Mars kur do të paraqitej në gjykatë apeli i Google për të vendosur më pas lidhur me fatin e çështjes.

Gjoba prej 6.8 milion dollarësh është pothuajse e papërfillshme nëse e krahasojmë me të ardhurat globale prej 74.5 miliard dollarësh të Google. Megjithatë telashet për Google në Europë nuk mbarojnë këtu.

Kompania rrezikon një gjobë marramendëse prej 7 miliard dollarësh nëse akuzat e Bashkimit Europian vërtetohen. Gjatë muajit Prill Margaret Vestager akuzoi formalisht gjigandin e motorit të kërkimit./Pcw.

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: