Propagandistët e televizionit shtetëror të Kremlinit nuk kanë humbur kohë duke reaguar menjëherë për zgjedhjen e kryeministrit të ri të Britanisë, Rishi Sunak.

Olga Skabeyeva, moderatore dhe propagandiste e televizionit shtetëror rus, sulmoi liderin e ri konservator , duke thënë se ukrainasit ‘racistë’ nuk do t’i tregojnë të njëjtën dashuri që i treguan Boris Johnson kur ishte në krye të vendit.

Duke folur në Rossiya 1 prezantuesja tha: “Sigurisht, angazhimi i Londrës për të shkatërruar Rusinë nuk ka gjasa të ndryshojë edhe pas ardhjes së Sunak dhe pa dyshim që në Kiev, siç pritej, ata kanë filluar të qajnë”.

Rusisë nuk i shpëtoi as ish-kryeministrja e sapolarguar, Liz Truss e cila u kthye në objekt talljeje në televizionin rus për qëndrimin e saj të shkurtër në detyrë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: