Presidenti rus, Vladimir Putin në heshtje po ndërton bunkerë sekretë të përforcuar, në mënyrë që ai dhe liderë të tjerë botërorë të mund t’i mbijetojnë ndonjë sulmi të mundshëm bërthamor. Ekspertët thonë se bunkerët dhe strukturat e forcuara përreth Moskës, po ndërtohen pasi po parashikohet një luftë bërthamore me Perëndimin.

Sipas ekspertëve, Moska mund të jetë e para që mund të sulmojë. “Rusia po bëhet gati për një luftë të madhe, e cila po supozon se do të arrijë në nivel bërthamor, ku vetë Rusia do t’i bëjë sulmet e para”, tha Mark Schneider, ish-zyrtar i politikave nukleare të Pentagonit, raporton “Sun”.

Shneider shtoi se SHBA-të nuk besojnë se mund të ketë një luftë të vërtetë me armë bërthamore. Rusia dhe NATO-ja duket se nuk janë kaq të papërgatitura rreth një lufte të këtillë të mundshme. Predhat e përgatitura nga Moska, mund të kenë pasoja shkatërrimtare edhe për qytete në cep të globit. Madje, edhe nëse armët bërthamore përdoren të kufizuara, pasojat në njerëz mund të jenë shkatërrimtare.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: