Rusia ka ndërtuar një raketë hipersonike të aftë për të shkatërruar një aeroplanmbajtëse me një goditje të vetme. Kështu shkruan sot “Daily Mail”.

Burime nga Kremlini thonë se kanë arritur të zbulojnë një raketë më të shpejtë se plumbi i një snajperi e cila quhet “Zircon”.

Raketa në fjalë udhëton me shpejtësi deri në 4600 metra/orë.

Raketa hyri testimin fillim të këtij viti, dhe mund të pajiset me energji bërthamore brenda 2018, raportojnë mediat shtetërore ruse.

Ajo mund të niset nga toka, deti dhe nëndetëset si dhe përdor një teknologji që përzien karburantin me ajër, duke e djegur me shpejtësi supersonike.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb