Prokuroria ruse ka ngritur aktakuzë kundër Leonid Volkov dhe Ivan Zhdanov, dy bashkëpunëtorëve më të afërt të udhëheqësit të opozitës ruse Alexei Navalny.

 

Ata akuzohen për mbledhje të fondeve për organizatat e Navalnyit, Fondacionin Kundër Korrupsionit (FBK) dhe Fondacioni për Mbrojtjen e Drejtave të Qytetarëve, organizata të cila nga drejtësia ruse janë vendosur në regjistrin e “agjentëve të huaj” dhe cilësohen si organizata ekstremiste.

 

Ky veprim i prokurorisë ruse vjen pasi Volkov dhe Zhdanov kanë njoftuar se kanë krijuar një sistem të ri të mbledhjes së donacioneve, duke e anashkaluar sistemin bankarë rusë, me qëllim mbrojtjen e identitetit dhe mos persekutimin e donatorëve.

 

Presioni në rritje kundër Navalnyt dhe bashkëpunëtorëve të tij ka të bëjë me zgjedhjet parlamentare të 19 shtatorit dhe frikën e Vladimir Putinit që partia e tij “Rusia e Bashkuar” mund të mos e fitoj shumicën.

 

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb