Ndihma e Kinës për Rusinë që nga nisja e luftës ka qenë një nga temat më të diskutuara në opinionin global, me Perëndimin që ka paralajmëruar disa herë se nëse Pekini do furnizonte fqinjët e tyre me armatime do sanksionoheshin rëndë.

Edhe pse kjo nuk ka ndodhur ende, mesa duket Kina ka ndihmuar Rusinë ekonomikisht duke eksportuar produktet me origjinë nga Perëndimi.

Ndër këto produkte mësohet se kanë qenë dhe pijet alkoolike, ku së fundmi fotot që kanë qarkulluar në internet kanë treguar pijen gjermane ‘Jagermeister’ e cila edhe pse e etiketuar në gjuhën kineze është gjetur në raftet e marketeve në Moskë..

Sipas SHBA-së bashkëpunimi i Kinës me Rusinë është një tentativë për të sfiduar Shtetet e Bashkuara.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: