Autoritetet ukrainase raportojnë se të paktën nëntë persona kanë humbur jetën pas një sulmi masiv rus në rajone të ndryshme të vendit.

Ndërkohë që dhjetëra persona kanë mbetur të plagosur dhe shumë të tjerë ndodhen nën rrënojat e ndërtesave të shembura.

Nga sulmet masive, rajonet e Kievit, Lviv, Sumy, Odessa, Kharkiv, Zaporizhzhia dhe Dnipro u prekën. Sakaq, një shpërthim dëmtoi ndërtesën e stacionit të metrosë Lukyanivska në kryeqytet. Ndërkohë në Dnipro, një spital dhe një qendër tregtare u goditën, siç raportojnë mediat ukrainase.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb