Media ruse, “Russia Today” me ndikim të madh në botë ka filluar transmetimin e drejtpërdrejt të protestës së opozitës në Kosovë.

RT është duke transmetuar në disa gjuhë të botës. Ndërsa në versionin gjermanisht, RT shkruan se “Tetë vjet nga pavarësia e Kosovës: Demonstrata të mëdha të opozitës për rrëzimin e Qeverisë”, transmeton Republika.

Sipas RT-së, më 9 janar opozita kosovare ka mbledhur mbi 50 mijë qytetarë të protestën e tyre kundër Qeverisë. Çuditërisht, edhe në protestën e shkuar është vërejtur një interesim shumë i madh i mediave ruse dhe serbe. Rusia që nga shpallja e pavarësisë së Kosovës ka bllokuar qindra shtete që të marrin vendimin e njohjes.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: