Në ditët e nxehta të verës, mjafton të gjejmë një vend me kondicioner dhe ia kemi arritur qëllimit. Por gjithmonë tentojmë që temperaturën e kondicionerit ta ulim sa më shumë të jetë e mundur.

Në fakt, e dini sa është temperatura ideale? Ka shumë teori për temperaturën ideale, por është lagështira e ajrit ajo që ka rëndësi. Kur është nxehtë, lagështia e ajrit i bën njerëzit të ndihen jo rehat, sepse gjëndrat e djersës së trupit nuk funksionojnë siç duhet. Djersitja ndihmon për ekuilibrin e temperaturës së trupit duke avulluar një pjesë të nxehtësisë.

Për të rregulluar temperaturën e trupit, njeriu djersit normalisht në një temperaturë 37 gradë. Një problem i zakonshëm i lagështisë është që kondicioneri juaj mund të jetë shumë i madh ose shumë i vogël për shtëpinë. Madhësia e kondicionerit duhet diskutuar gjithmonë me specialistët.

Rregulli i artë i temperaturës së kondicionerit në shtëpi gjatë verës është që në ambientet e brendshme temperatura të jetë rreth 10 gradë më poshtë se temperatura e jashtme. Pra, nëse temperatura jashtë është 35-36 gradë, temperatura në shtëpi duhet të jetë rreth 25-26 gradë. Nëse ju do ta ulni më tepër temperaturën, jo vetëm do të keni probleme me shëndetin, por do të sforconi kondicionerin dhe ai nuk do të ftohë siç duhet, pasi i duhet shumë punë të ftohur ajrin.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb