Të gjithë janë mësuar me shkeljet e vogla të protokollit mbretëror nga ana e William dhe Kate, nga fundet mbi gju të veshura nga Dukesha në kohën e debutimit të saj në familjen mbretërore deri te përqafimi i Dukës së fundmi me një të moshuar. Por tashmë duket se çifti po planifikon një revolucion të vërtetë të etikës, për të qenë më në hap me kohën dhe më pranë njerëzve. Për këtë, sipas tabloidit Mirror, ata do të donin që njerëzit t’i thërrisnin me emër dhe jo me titull.

Ishte pikërisht turneu në Karaibe që i dha William dhe Kate këtë ide. Pavarësisht disa mosmarrëveshjeve dhe polemikave, vizita zyrtare shkoi sipas planit. Teksa e analizonin pasi u kthyen në Londër, Dukat e Kembrixhit vunë re se gjithçka dukej “anakronike, jashtë lidhjes me realitetin, tepër formale dhe e vjetër”. Përkuljet, formulat e mirësjelljes, ritualet tashmë janë të vjetruara, po ashtu edhe titujt fisnikë që përdoren për t’i trajtuar ato. Ideja e familjes mbretërore larg nga njerëzit, si të paarritshme dhe të shkëputur, nuk është më aktuale dhe pushtetarët e ardhshëm e dinë mirë këtë dhe ata duan më shumë të fokusohen në një formulë më empatike, pranë njerëzve të zakonshëm.

Në vitin 2018 ideja për të sjellë një frymë freskie ishte ndezur në mendjen e William dhe Kate. Gjatë një drekë në selinë e bamirësisë Centrepoint, të ftuarve iu dha një kartë me udhëzime që duheshin ndjekur për ndërveprimin me Dukat, përdorimin e duhur të titujve dhe kohët për t’u përkulur. Duket se, duke parë fletëpalosjen, Uilliami ka shpërthyer në të qeshura duke thënë: “Duhet përditësuar”.

‘U tha u bë’. Me gruan e tij dhe ekipin e tyre ai do të punojë për të gjetur formula të reja më në hap me kohën, me synimin për ta çuar monarkinë britanike drejt një epoke të re.

(Tgcom24/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb