PSG nuk njeh rivalë në Francë, por kaq nuk mjafton për një klub që vijon vit pas viti të shpenzojë miliona euro me një qëllim të vetëm, të “pushtojë” Evropën. Tredhëmbëshi Neymar-Messi-Mbappe siguruan një tjetër fitore, thyen 2-1 Marsellie në klasiken e futbollit francez duke krijuar një shkëputje prej 15 pikësh pikërisht me këta të fundit. Neymar dhe Mbappe ishin autor të golave, një ndeshje e vendosur brenda pjesës së parë.

Në shtëpinë e PSG, titulli është gjëja e fundit që shqetësohen, prej kohësh prioriteti kryesor është rinovimi i kontratës me Mbappe. Sipas Le Parisien:

PSG ka tre karta për të bindur “gjelin” më të famshëm. E para, të shesin Neymar në mënyrë që ti japin Mbappe rolin e liderit brenda ekipit. E dyta, të afrojnë në skuadër një nga shokët e tij në përfaqësuese, Pogba ose Tchouameni dhe e treta, ti japin shiritin e kapitenit për ta vlerësuar akoma më shumë. Në lidhje me paratë, me atë që do të përfitojë në Paris, kjo nuk ka asnjë dyshim që sheikët i ofrojnë kontratën më të mirë.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: