Ish- kryeministri Sali Berisha ka përcjellë me anë të një statusi në FB një mesazh ngushëllimi për rapsodin dibran Qerim Sula.

Berisha thotë se Sula ishte një zë që frymëzoi atdhetari dhe krenari në gjenerata dhe ndarja e tij nga jeta është humbje e dhimbshme për këngën dhe rapsodinë dibrane.

 

 

STATUSI NGA SALI BERISHA

Nje ze frymezues, Qerim Sula nuk eshte me!

Te dashur miq, kengetari dhe rapsodi i mirenjohur dibran mbylli syte pergjithmone. Ndarja e tij nga jeta eshte humbje e dhimbshme per kengen, rapsodine e bukur dibrane, me te cilat e ndjeri Qerim Sula frymezoi atdhetari dhe krenari ne gjenerata te tera.

Me kete rast shpreh ngushellimet me te ndjera familjes dhe miqve te kengetarit dhe rapsodit virtuoz Qerim Sula dhe lutem qe shpirti i mire i tij te gjeje paqen e merituar. Ngushellime! sb

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb