Shoqërohet në polici Sali Lushaj. Lajmi konfirmohet për BalkanWeb nga gazetari Igli Çelmeta. Mësohet se ndalimi i tij është bërë në zonën e stadiumit Dinamo.

Ndërkohë, për shoqërimin ka reaguar dhe djali i Lushajt, këngëtari i njohur Stresi, i cili ka pohuar se babai i tij disponon një armë me leje.

“Është takuar me disa shokë të vetë dhe kanë vazhduar dy makinat nëpër qytet. Babai im posedon një armë, por e ka me leje që ia ka lëshuar shteti. Është bërë ekzaminimi i armës, po merret në pyetje, do marrë gjobën. Por mënyra si e kanë ndaluar ka qenë kështu si me tendencë. Tani po presim të lirohet.Arsyeja kanë qenë dyshimet e policisë që kanë bërë aksionin. Ashtu si i kanë ndaluar ata…u kanë prerë rrugën. Shteti i di këto aksionet ne nuk marrim vesh. Thjeshtë i kanë ndaluar dhe po merren në pyetje”, ka pohuar këngëtari për abcnews.al.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: