Ka nisur mbledhja e Komisionit hetimor për TIMS. Kryetari Ervin Salianji, u shpreh se jo të gjitha institucionet të cilëve i është drejtuar kërkesë për informacion janë përgjigjur.

Salianji ka bërë edhe një batutë kur tha se kryeministria duket se ka qenë e zënë me mbylljen e problemeve në Itali dhe nuk ka pasur kohë të kthejë përgjigje.

“Në tejkalim të afateve, është depozituar në protokoll Autoriteti Kombëtar për Informacionin e Klasifikuar dhe AMP, nuk ka marrë mundimi të përgjigjet Kryeministria, mbase kanë pasur punë të mbyllin problemet në Itali, ministria e Brendshme dhe Prokuroria e Tiranës. Ka kthyer përgjigje edhe Shërbimi Informativ. Dokumentet me të cilat do të njihemi janë sekret hetimor ndaj do të plotësojmë formularët për tu pajisur me certifikatë sigurie.

I keqardhur që një institucion që duhet të jetë ndër meë të rëndësishme, si SHISH, përdoret dhe sjell përgjigje për tu tallur me publikun. Ka qëllime të tjera tani mesa duket. Me nisjen e punës së këtij komisioni një drejtues institucioni është larguar, nuk do të them është bërë dëshmori i parë”, tha ai.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: