Deputeti i PD Ervin Salianji, në Komisionin e Sigurisë është shprehur se paratë e marra për helikopterë, shkojnë për korrupsion.

Nga ana e tij Peleshi u shpreh se me një raport nuk mund të shpallen fajtorë.

Pjesë nga debati:

Salianji: Është problemi i qeverisë mesa duket, por edhe tek ministria e Mbrojtjes. Prioritetet për Mbrojtjen janë dy faqe. Modernizimi i kapaciteteve dhe infrastrukturës, zhvillimi e mbajtja në gatishmëri dhe lartësimi i figurës. MB dhe Ju zoti ministër thatë se pretendohet të arrihet me 1.85 % të GDP për këtë vit. Tani përfshihet këtu edhe buxheti që është për agjencinë e Emergjencave Civile? Ju si qeveri dhe ne si shtet nuk po menaxhojmë këta që kemi. Ne jemi kundër, por edhe paratë që vijnë shpërdorohen. Po ju pyes jeni në dijeni apo sepse i keni çuar sërish fonde agjencisë emergjencave civile, ndërsa KLSH thotë se shpenzimi i kryer me në vlerën e 36 mln lekë, nuk provohet me dokumentacionin. Ju jo vetëm që nuk ngrini dot në fluturim helikopterët që janë, por edhe këta që merren me qira apo pagesë për të shuar zjarret në verë, i ka kap KLSH që bëjnë sikur ngrihen helikopterë, por nuk ngrihet asgjë, shkojnë paratë kot.  Po i çoni kësaj agjencie që shpërdorin para , miliona lekë, ndërsa këto para shkojnë për korrupsion mesa duket. A mos është mirë që kjo agjencia të kalojë si pjesë e Ministrisë së Brendshme,.

Peleshi: Nuk mund të shpall fajtorë me një raport. Çdo raport i KLSH-së shoqërohet me detyrimin për të hartuar një plan veprimi në zbatim të rekomandimeve. Më pas çdo nëpunës, i cili preket apo gjendet në parregullsi, ka të drejtën të mbrohet. Nëse shpallet fajtor merren masa.

(BalkanWeb)

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: