Ish-kandidati për deputet i PD në listën e hapur të qarkut Durrës në zgjedhjet e 11 majit, u shpreh gjatë emisionit “Kjo Javë” se arsyet pse u nda nga grupimi i Ervin Salianjit, janë çështjet që ai ngriti pas humbjes së thellë të PD.
Kalaja tha se e vlerëson Salianjin për kontributet e tij në PD, por nuk është pro fraksioneve brenda partisë.
“Jo të gjithë në atë tavolinë besojnë si unë. Unë kam dorëzuar dokument zyrtar në PD për desorosizimin e PD, ata që kanë përfituar bursa nga Soros.
Unë bëra një hap prapa duke respektuar Salianjn dhe kontributet e tij në PD, unë kam shkuar shpesh në burg. Unë doja të ngrinim një grup dhe të negocionim për më shumë liri në PD, as për fraksion apo gjë tjetër”, tha Kalaja.
Aulon Kalaja: Unë nuk jam pjesë e asnjë grupi, unë u takova me Salianjin për disa çështje, kodin zgjedhor që e kam çuar në SPAK dhe dramën që përjetova për votën, për çështje të brendshme në PD, pse s’po mblidhej Këshilli Kombëtar. Ne nuk ishim takuar, njerëzit më të votuar nuk ishim takuar nga PD për problemet hallet, për zgjedhjet e 11 majit, analiza dhe stina e protestave që nuk ishte nisur.
Unë propozova të ngrinim një përfaqësi dhe të takoheshim me zotin Berisha.
Unë nuk mund të jem fraksion kur unë besoj tek e djathta.
Jo të gjithë në atë tavolinë besojnë si unë. Unë kam dorëzuar dokument zyrtar në PD për desorosizimin e PD, ata që kanë përfituar bursa nga Soros. Unë bëra një hap prapa duke respektuar Salianjn dhe kontributet e tij në PD, unë kam shkuar shpesh në burg. Unë doja të ngrinim një grup dhe të negocionim për më shumë liri në PD, as për fraksion apo gjë tjetër.
