Nga: ZONJA VJOLLCA*
3 panxharë
1 kokërr mollë
1 karrotë
½ lëng limoni
2 lgj vaj ulliri
Kripë
Piper i zi

Fillimisht lajmë dhe pastrojmë mirë panxharët, i vendosim në një tenxhere me ujë dhe i lemë të ziejnë 40 minuta nga momenti i zierjes. I lëmë të ftohen dhe pasi ti qërojmë panxharet i presim në feta rrumbullake, i vendosim fetat në një pjatë, mbi to vendosim fetat e mollës dhe në mes vendosim karrotat te prera ne shirita të hollë. Trazojmë lëngun e limonit me vaj ulliri, kripë dhe piper dhe marinojmë sallatën.
(er.nu/vila24/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb