Nga: ZONJA VJOLLCA
500 gr panxhar
250 gr karrota
1 mollë jeshile
1-2 lgj lëng limoni
1 lgj mjaltë
1 lgj mustardë
3 lgj uthull vere të kuqe
3 lgj vaj ulliri
1 lgj fara lini
1 lç fara luledielli
Kripë
Piper i zi
Panxharin e qërojmë dhe e kalojmë në rende dhe e vendosim si shtresë të parë për sallatën në një pjatancë. Qërojmë karrotën dhe atë e kalojmë në rende gjithmonë nga pjesa më e trashë e rendes. Pasi ta grijmë dhe karrotën e vendosim mbi panxhar si shtresë të dytë. Vazhdojmë të njëjtin veprim dhe me mollën por pa e qëruar vetëm e lajmë mirë dhe pasi e përfundojmë grirjen e spërkasim me lëng limoni që të mos na oksidohet, më pas e vendosim në qendër të sallatës mbi karrota. Në një tas të vogël trazojmë mjaltin me mustardën, uthullën, vajin e ullirit, kripën dhe piperin e zi. Marinojmë sallatën me salcën e përgatitur dhe në fund e spërkasim sallatën me fara lini dhe fara luledielli.
(er.cu/vila24/BalkanWeb)
