NGA ZONJA KATERINA
Përbërësit

300 gr fileto pule
150 gr spinaq
1 spec të kuq
200 gr perime miks
1 kokërr portokall
Cipa dhe lëngu i 1 portokalli
4 lgj vaj ulliri
1 tufë nenexhik
Kripë, piper
Përgatitja
Në dy tenxhere të ndryshme vendosim në njërën mishin e pulës, në tjetrën perimet të prera në kubikë të vegjël të ziejnë. I rregullojmë perimet dhe mishin e pulës me kripë dhe i lemë të ftohen mirë.

Më pas i vendosim në një sallatiere. Në një enë të vogël trazojmë vajin e ullirit me cipën dhe lëngun e 1 portokalli dhe më kripë e piper. Shtojmë në sallatë nenexhikun e freskët dhe një portokall të filetuar. E përziejmë mirë dhe më pas e marinojmë sallatën me salcën e përgatitur.
(da.xha/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb