TIRANË

Analisti Mentor Nazarko duke folur për Samitin e Berlinit, i cili mblodhi krerët e vendeve të Ballkanit Perëndimor në Gjermani, tha se ajo që ka nevojë  sot Shqipëria dhe Kosova është  krijimi i një pakti më të madh kombëtar.

Nga emisioni të “Paekspozuarit” në News 24, Nazarko shtoi se Kosova ka forcuar pozitën e saj me vendosjen e taksës mbi mallrat e Serbisë.

“Dialogun Kosova duhet ta kishte nisur vite më parë. Sot Kosova është në një situatë më të dobët. Ajo që ka bërë zoti Haradinaj e ka forcuar pozitën e Kosovës karshi Serbisë. Ju desh Kosovës të  thotë se duhet dialoguar pa e hequr taksën. Duhet një pakt i madh kombëtar për integrimin në vend dhe  po ashtu edhe për Kosovën. Shqipëria duhet të jetë më e fortë dhe ta marrë integrimin, se ndryshe do të jetë më e dobët se Maqedonia dhe Serbia”-tha Nazarko.

(n.m/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb