Një vizitë e presidentit rus Vladimir Putin në samitin e G20 në Indi këtë vit nuk mund të përjashtohet, ka njoftuar së fundmi Kremlini.

Udhëheqësi rus ende nuk ka udhëtuar përtej kufijve të ish-Bashkimit Sovjetik që kur dërgoi forcat e tij të armatosura në Ukrainë në shkurt të vitit të kaluar.

Megjithatë, pjesëmarrja e tij e mundshme në samitin që do mbahet në Nju Delhi këtë shtator nuk është përjashtuar.

I pyetur nëse Putin mund të marrë pjesë në samit, zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov u tha gazetarëve sot: “Nuk mund të përjashtohet. Rusia vazhdon të marrë pjesë plotësisht në kuadrin e G20. “Ai synon të vazhdojë ta bëjë këtë, por ende nuk është marrë një vendim”, deklaroi Peskov.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: