TIRANË

Vetëvendosje, qendra në Shqipëri ka protestuar sot kundër vizitës së Presidentit të Serbisë Aleksandar Vuçiç në Tiranë.

Gazetari Osman Stafa raportoi për “BalkanWeb” se në deklaratën e tyre, qendra e Vetëvendosjes u shpreh se Vuçiç këtë herë do të duket si një bamirës në sytë e shqiptarëve, për shkak se do të shëtisë nëpër Shqipëri, e do të ndërmarrë nisma për të ndihmuar qytetarët pas tërmetit.

“Është një shfrytëzim i situatës së vështirë të shqiptarëve pas tërmetit”, shprehet Vetëvendosje.

Sipas tyre, Vuçiç është një kriminel lufte që ka pasur post ministror në kohën e Millosheviç dhe i cili deklaron se serbët nuk kanë kryer genocid në Kosovë.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Vuçiç do të qëndrojë në Shqipëri në datat 20 dhe 21 dhjetor 2019 për të marrë pjesë në takimin e liderëve të Ballkanit Perëndimor që do të zhvillohet në Tiranë.
Kjo është hera e dytë brenda një viti që Vuçiç vjen në Tiranë, pas pjesëmarrjes në samitin e Brdo-Brijunit, më 27 prill, e organizuar nga presidenti Ilir Meta.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: