Samsung Galaxy A51 5G u zyrtarizua në fillim të këtij muaji dhe tani duket se së shpejti do të niset edhe për në Evropë.

Modeli i ri i telefonit të Samsung vjen me një procesor të kompanisë, Exynos 980 dhe opsionet për zgjedhje mes 6 GB ose 8 GB RAM dhe gjithashtu 128 GB memorie të brendshme.

Nëse keni nevojë për pak hapësirë shtesë, ekziston gjithashtu një mundësi e vendosjes së kartelave microSD për zgjerim, ndërsa pajisja gjithashtu vjen me një ekran Super AMOLED 6.5 inç me një rezolucion FHD + prej 2400 x 1080 pikselëve.

Galaxy A51 5G ka një gamë kamerash, në pjesën e përparme të pajisjes ka një kamerë me 32 megapiksel për Selfie dhe video thirrje, ndërkaq në pjesën e pasme ka një kamerë kryesore me 48 megapiksel, por edhe një kamerë ultra të gjerë me 12 megapixel, dhe një tjetër me 5 MP makro dhe kamera që posedon thellësi dhe ofron 5MP.

Deri më tani nuk kemi një datë të saktë të lansimit për Samsung Galaxy A51 5G të ri në Evropë, por kjo gjë pritet të bëhet e ditur shumë shpejtë.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb