Samsung po përgatitet të lancojë modelet e reja të telefonave të saj të fundit Galaxy S9 dhe S9 Plus në SHBA javën e ardhshme. Tani kompania ka ulur çmimin e versioneve të mëparshme, përkatësisht Samsung Galaxy S8 dhe Galaxy S8 Plus në SHBA.

Të dy pajisjet paraprake të kompanisë jugkoreane janë në dispozicion me zbritje deri në 135 dollarë jashtë çmimit origjinal. Samsung Galaxy S8 është në dispozicion me një zbritje prej $ 125 dhe Galaxy S8 me një zbritje prej 135 $.

Këto çmime më të ulëta janë në dispozicion nga shitës të ndryshëm në SHBA, kjo përfshin dyqanin online të Samsung, Amazon dhe Best Buy, shkruan tg. Duket sikur uljet janë në dispozicion vetëm në SHBA për momentin, nuk ka detaje nëse ulje të ngjashme do të jenë në dispozicion në Britani të Madhe dhe Evropë.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: