Fundi i sfidës mes Interit dhe Juventusit në kuadër të Superkupës së Italisë ishte një dramë e vërtetë. Kur të gjithë menduan se ndeshja do të vendosej në pikën e bardhë të 11-metërshit, Sanchez shënon një gol në minutën e 120 dhe siguron trofeun e parë për Interin këtë vit. Por, në fund të sfidës, mbrojtësi Leonardo Bonucci pritej që të futej në fushë, për t’i dhënë një dorë të tijve në finalizimin e penalltive.

Por goli i Interit në fund, ndryshoi gjithçka dhe Juventus arriti të merrte vetëm zhgënjimin. Pikërisht mbrojtësi Italian ishte tepër i acaruar në fundin e takimit dhe irritimin e tij e shfaqi ndaj një zyrtari të Interit.

Ai shihet teksa i afrohet zyrtarit dhe e shtynë, duke i transmeutar dhe disa fjalë, për të cilat mediat kanë aluduar për versione nga më të ndryshmet. Por debate nuk ka qëndruar vetëm në fushën e blertë, por janë shpërndarë edhe në rrjete sociale.

Në mbrojtje të zyrtarit të Interit, Cristiano Mozzillo, nuk janë vendosur vetëm tifozët e Interit, por edhe ato të Napolit, për shkak të një të kaluare që ai ka pasur në qytetin jugor.

Mediat që herët në mëngjes, kanë tentuar të zbardhin incidentin e ndodhur. Në videot e publikuar prej tyre shihet se si Bonucci i jep një shuplakë Mozzilos, ndërsa ky i fundit nuk reagon. Bonucci nuk ndalet dhe shihet teksa shtyn dhe i thotë diçka zyrtarit të Interit. Më pas aty shfaqen persona të tjerë dhe përpiqen të qetësojnë situatën.

Vetë mbrojtësi, pas asaj nate dramatike ka bërë një postim në rrjete sociale. Ai uron interin për fitoren, por në asnjë moment nuk i kërkon falje Mozzilos për incidentin:

“Ne luftuam, por nuk mjaftoi. Urime Interit. Të shtunën kemi një ndeshje tjetër të rëndësishme, që duhet ta fitojmë e të ndjekim qëllimin tonë. Forza Juve”, shkroi Bonucci.

Kujtojmë se autoritetet kanë dënuar Bonuccin për atë incident me 10 mijë euro gjobë. Lojtari ia ka hedhur paq pasi mund të kishte marrë edhe një dënim që do të mund t’ia privonte mundësinë për të zbritur në fushën e blertë. Nga ana tjetër, është gjobitur edhe Interi me 5 mijë euro, për shkak të incidentit të ndodhur.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb