Kryeministri Edi Rama deklaroi se pavarësisht faktit që Sandër Lleshaj ka qene një ministër i mirë i Brendshëm, nuk ishte pjesë e listave të PS-së.

Sipas Ramës, Lleshaj nuk pati kohë që të bënte më shumë se sa detyrën e tij.

“E vërtetë që Bushati ka qenë një ministër i mirë, apo dhe Sandër Lleshi që ka qenë edhe më i mirë në pjesën e tij. Por nuk është në listën e deputetëve. Pse?! S’do të thotë gjë që dikush që ka qenë ministër i mirë, ai nuk është në listën e deputetëve, pasi nuk ka pasur as kohën dhe as mundësinë që të bëjë më shumë se sa detyrën e vetë si ministër. Si ministër ai nuk erdhi nga PS. E ka thënë ai vetë dhe kjo është e vërteta. Ka ardhur si qytetar që ka besuar tek vizioni dhe programi dhe qëllimet e mia. Si një njeri që punoi me mua dhe erdhi aty me kërkesën tim.”, tha Rama.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: