TIRANE

Çifti shumë i dashur për publikun, Ledri Vula dhe Sara Hoxha, dy ditë më parë u bekuan me një fëmijë. Sara solli në jetë një vajzë, të cilës i kanë vendosur një emër shumë të veçantë, Poem Blu.

Pas Ledrit që tregoi portretin e vogëlushes, ka qenë Sara pak minutash që ka publikuar në rrjete sociale foton e saj të parë pranë së voglës, ku shihet duke i mbajtur këmbën. Në një foto tjetër të publikuar nga Sara, ajo shfaqet me Ledrin duke fjetur në krevatin e spitalit.

Sara i ka shoqëruar fotot me një shprehje shumë domethënëse. “Kaluam sfidën më të vështirë për të marrë dhuratën më të jashtëzakonshme që dikush mund të marrë në jetë. Poem Blu Vula”, ka shkruar Sara.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb