SARAJEVË– Shirat e rrëmbyer që përfshinë dje në mbrëmje kryeqytetin boshnjak të Sarajevës provokuan sot përmbytje të mëdha, sidomos në periferinë perëndimore të saj.

Lumi Bosna doli nga shtrati duke përmbytur katet e para të dhjetëra shtëpive.

Në zonën ku bashkohen me lumin Bosnja edhe dy lumenj të vegjël, Zheljeznica dhe Miljaçka, problemi u rëndua edhe më shumë.

Shteti i vogël shumetnik ballkanik nuk e ka marrë veten ende nga përmbytjet e majit të vitit të kaluar.

(ma.ar/ansa/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: