SARANDË- Një 61-vjeçar është gjendur i pajetë në një kanal në Sarandë, në rrethana ende të paqarta. Ngjarja mësohet se ka ndodhur në fshatin Gjashtë.

Nga të dhënat paraprake, bëhet e ditur se viktima është identifikuar Ismet Avdia, ndërsa ka qenë nipi i tij ai që ka gjetur 61-vjeçarin, pranë banesës. Burime zyrtare nga policia pohojnë se Avdia kishte ardhur dje nga Greqia. Po këto burime theksojnë se Avdia ka humbur jetën për shkaqe aksidentale, pasi nuk konstatohen shenja dhune në trupin e tij.

Ndërkohë, vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: