SARANDË- Një aksident me pasojë plagosjen e një të mituri ka ndodhur sot në Sarandë. Ngjarja u regjistrua në aksin Turizëm-Kanali i Cukës.

Nga të dhënat paraprake mësohet se një makinë ka goditur 7-vjeçarin, i cili u plagos rëndë në kokë. Fill pas ngjarjes, ai u transportuar me urgjencë drejt spitalit të Sarandës, e më pas një helikopter ka e ka dërguar drejt Spitalit të Traumës për mjekim të specializuar.

NJOFTIMI I POLICISE
Rreth orës 12:33, ka ndodhur një aksident në aksin rrugor Turizëm – Kanali i Çukës, ku shtetasi I.E., 59 vjeç, banues në Ksamil, duke drejtuar mjetin tip “Ford” me targë AA978NO, ka goditur aksidentalisht shtetasin F.S., 7 vjeç, i cili është dërguar nga drejtuesi i mjetit në spitalin e Sarandës.

Më pas, fëmija është nisur me Helikopter në drejtim të Spitalit të Traumës Tiranë për mjekim më të specializuar, por jashtë rrezikut për jetën. Policia ka shoqëruar drejtuesin e mjetit dhe po kryen veprimet për arrestimin e tij.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: