SARANDE- Për tri ditë radhazi shëtitorja “Naim Frashëri” në qytetin e Sarandës u bë “strehë” e artizanëve të ardhur nga gjithë trevat shqipfolëse. Materialet e prezantuara në 60 pavijonet e këtij panairi, dhe motivet e këtyre punimeve, të ngjanin si një simfoni e vërtetë e mozaikut etnokulturor shqiptar .

Kryetarja bashkisë së Sarandës, Florjana Koka, teksa mikpriti artizanet e ardhur nga Shqipëria, Kosova dhe vise të tjera, premtoi vazhdimin e këtij aktiviteti që organizohet në pikun e sezonit turistik.

Panairi “Saranda 2015” synon promovimin turistik të resurseve të traditës së artizanëve shqiptarë.

(b.e/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: