Juventusi do të përballet me Romën ditën e nesërme teksa më herët do të ketë mësuar sfidën e rivalit kryesor për titull, Interit, që sot në mbrëmje do të ndeshet me Atalantën. Trajneri i Juventusit, Mauricio Sarri, lavdëron Romën dhe punën që Fonseka ka bërë te skuadra verdhekuqe.

“Nesër do të jetë e vështirë sepse edhe niveli i kundërshtarit do të jetë i lartë. Duhet t’i japim vazhdimësi kësaj periduhe që po kalojmë. Roma është një skuadër e madhe që di të luajë me topin në këmbë. Përgëzime edhe Fonsekës për punën që po bën. Kur një skuadër arrin të ketë vazhdimësi në punë me të njëjtin trajner sigurisht që ka benefite. Në Itali është e vështirë të bësh një program afatgjatë. Këtu nuk më është dashur të sforcohem për të bërë rotacione, te Napoli duhet t’i jepja vazhdimësi atij formacioni.”

“Në formacion mund të ketë ndryshime duke parë se do të luajmë tre ndeshje brenda një jave. Kushdo që luan trekuartist duhet të jetë i aftë të shfrytëzojë hapësirat e shumta që krijojnë sulmuesit, Khedira është më i afti, por edhe të tjerët duhet ta bëjnë. Rabio mund të përmirësohet shumë në këtë gjë. De Ligt është më mirë, por rekuperon nga dëmtimet dhe po rikthehet në nivelet e tij”

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: