Me shikim nga Toka në një distancë tre herë më të madhe se diametri i planetit, sateliti japonez Himaëari-8 lejon shikimin e organizmit masiv organik, në pulsimin e tij të vazhdueshëm. I lokalizuar në orbitë të palëvizshmë mbi Guinean e Re, sateliti merr 144 fotografi të planetit çdo dite, tri herë më shumë se paraardhësi i tij.

Imazhet tregojnë se si sistemet e motit evolojnë, duke ndihmuar kështu në zhvillim e modeleve më të sakta të atmosferës së Tokës, shkruan “bota.al”. Sipas NYTimes, sateliti mund të sheh tipare të planetit tonë deri në të tretën e miljes, rezolucion ky dy herë më i madh se i satelitëve të tjerë të motit, që observojnë pjesë të ndryshme të Tokës.

Ndërkohë, NASA dhe NOAA, planifikojnë të lansojnë satelitë të ngjashëm gjatë marsit të vitit të ardhshëm.

(b.e/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: