Hyrja në planetin “mëmë” të stacionit hapësinor kinez (satelit) parashikohet të ndodhë mëngjesin e Pashkëve, shkruan tg.com, por nuk përjashtohen as incidentet.

Sipas Agjensisë Hapësinore Italiane, janë të shumta rajonet italiane që kanë rrezik të përfshihen nga rënia e disa copëzave të stacionit hapësinor kinez që mban emrin “Tiangong-1”

Sateliti Tiangong-1 po rrotullohet rreth Tokës duke lëvizur në mënyrë të parregullt, aq sa mund të bëjë të ndryshojnë parashikimet e rikthimit në Tokë me 12 orë.

Sipas Agjensisë Hapësinore Italiane, nuk përjashtohet edhe mundësia me 0.2% që një apo më shumë fragmente të satelitit të mund të bien në territorin italian.
Capture
Sipas parashikimeve të deritanishme, zonat më me rrezik janë Liguria, Toscana, Marche, Umbria, Abruzzo, Molise, Lazio, Campania, Puglia, Basilicata, Calabria, Sicilia dhe Sardegna.

Parashikimet e rikthimit të satelitit kinez, bazohen në përditësimet e vazhdueshme, lidhur me sjelljen e satelitit dhe orientimit që do të marrë ai në hapësirë bazuar edhe tek kushtet atmosferike.

Stacioni hapësinor kinez është një cilindër i gjatë 10.5 metra, ka një diametër rreth 3 metra dhe dy panele solare me dimensione: 7 metra me 3. Në momentin e lëshimit peshonte 8 ton e gjysëm.
(m.a/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb