Ambjentalisti Sazan Guri është shtruar në spital si pasojë e një ndërhyrjeje kirurgjikale që ka bërë në zemër. Ndërkohë sot për të është një ditë e veçantë pasi feston ditëlindjen.

Ky 64-vjetor e ka gjetur në spital dhe Guri teksa njofton se e ka kaluar me sukses operacionin, zbulon edhe surprizën që iu bë në mesnatë nga stafi mjekësor.

‘Jo fort e këndshme, por e rrallë, ku dy infermierët e natës mezi pritën sekondat e para të ditëlindjes për të më uruar 64 vjetorin, dhe unë siç ndava hidhërimin me ju miq të vërtetë të FB po ndaj edhe gëzimin e ditëlindjes dhe atë të daljes mirë nga ndërhyrja në zemër’- shkruan Guri.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: