Gjermania po i siguron Ukrainës një paketë të re ndihme ushtarake me vlerë 1.1 miliardë euro. Në paketën e re të ndihmës do të përfshihen obus, armë kundërajrore dhe raketa për sistemet e mbrojtjes ajrore, tha kancelari gjerman Olaf Scholz në një konferencë të përbashkët për shtyp me Volodymyr Zelensky në Berlin.

“Sot po përgatisim një paketë të re ndihme prej 1.1 miliardë euro. Bëhet fjalë për 36 obusa me rrota të blinduara nga stoqet industriale, 120,000 njësi municionesh, dy sisteme Skynex dhe raketa për IRIS-T”, vuri në dukje Scholz.

Ai tha gjithashtu se Gjermania do të ndajë 1.7 miliardë euro për Ukrainën këtë vit dhe 6 miliardë euro në vitet në vijim.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb